Gjykata e Durrësit liroi 8 personat e fundit, të arrestuar për humbjen e 49 arkave me banane, në një kontenier që vinte nga Ekuadori.

 

Vendimi erdhi pas kërkesës së prokurorit të çështjes, Afrim Shehu, për të zëvendësuar masën e “arrestit me burg” në “detyrim paraqitje”, për të gjithë punonjësit e Portit.

 

Vendimin e prokurorisë avokatët mbrojtës e quajtën të drejtë, pasi sipas tyre, të ndaluarit nuk kishin asnjë rol në këtë ngjarje.

 

Për zhdukjen e arkave me banane, ku dyshohet se ishin fshehur rreth një ton kokainë, fillimisht u arrestuan 20 persona. Por të gjithë u lanë të lirë më pas, ndërsa ende nuk dihet se kush e mori ngarkesën në port.

Leave a Reply

Your email address will not be published.