E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Prokuroria kërkon 15 vite burg për Cesar Triana

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi këtë të mërkurë dënimin me 15 vjet burgim për kolumbianin Cesar Augusto Triana, i akuzuar për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Triana u arrestuar me më 1 qershor 2015, pasi dyshohej se kishte lidhje me një ngarkesë prej rreth 246 kilogramë lëndë narkotike të llojit kokainë në portin e Barit. Në bazë të hetimit, u arrit të provohej se Cezar Triana kishte ardhur në Shqipëri për të marrë 600 mijë deri në 1 milion euro për llogari të dy shtetasve kolumbianë, të cilët po kryenin trafikimin e afro 250 kg kokainë nga Amerika Latine në drejtim të Shqipërisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë