Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 20 vite burg për biznesmenin italian, Francesco Becchetti, i cili akuzohet për vjedhje, mashtrimi me TVSH, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash, duke i shkaktuar shtetit shqiptar dëm të madh ekonomik.

 

Për pastrim parash akuzohet edhe ortaku i Bechettit, Mauro De Renzis, për të cilin organi i akuzës ka kërkuar gjithashtu 20 vjet burg.

 

Për Liljana Condomittin dhe Erjona Troplinin u kërkuan 8 vjet burgim, 6 vjet burg për Fetah Dervishin e ndërsa për Stavri Pecin prokuroria kërkoi 4 vjet heqje lirie.

 

Biznesmeni italian, kohë më parë fitoi në arbitrazh ndërkombëtar 110 milion euro nga shteti shqiptar, i cili i sekuestroi pasurinë. Por beteja ligjore ende nuk ka perfunduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *