Subscribe

Pas denoncimit publik të partisë demokratike edhe prokuroria e përgjithshme është vënë në lëvizje për rastin e kryebashkiakut të ri të Vorës, Agim Kajmaku.

Nga burime zyrtare mësohet se drejtoria e dekriminalizimit i ka dërguar këtij të fundit shkresën ku i kërkohet që brenda 5 ditëve të paraqitet pranë laboratorit shkencor të policisë së shtetit për të depozituar gjurmët e gishtave.

Më pas, të dhënat daktiloskopike do ti dërgohen autoriteteve greke me anë të disa letër porosive ku do të kërkohen edhe të dhëna të tjera për të.

Sipas partisë demokratike Kajmaku është arrestuar në vitin 2003 për perdorimin e parave flase dhe shperndarjen e tyre. Krahasimi i shenjave të gishatve është më rendësi për hetimin  pasi para 16 vjetesh Agim Kajmaku mbante identitetin Jorgo Toto.

Agim kajmaku e ka deklaruar ne formular se ka përdorur një emër tjetër. Por pyetjeve nëse ka qënë i ndaluar, arrestuar apo ka pasur ndonje masë siguri ne nje evnd tjetër ai i është përgjigjur negativisht.

Prokuroria do të hetojë kajmakun për fasifikimin e formularve dhe rrezikon një dënimin me burg nga 6 muaj deri ne katër vjet.

Ai është i zgjedhuri i dytë nga 30 qershori që hetohet nga prokuroria për këtë akuzë pas Valdrin Pjetrin i shapllur fitues në Shkodër i cili dha dorëheqjen nga posti pas publikimit te dokumentave per nje denim ne Itali ne vitin 2003 per shpërndarje droge.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *