E enjte, 1 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin për krimet zgjedhore: Sa persona janë ndëshkuar

Prokuroria e Përgjithshëm ka bërë bilancin për personat e ndëshkuar për veprën penale të krimeve zgjedhore.

Janë arrestuar në flagrancë 4 persona, 2 prej të cilëve ndodhen në burg, ndërkohë që 10 të tjerë janë proceduar penalisht.

Reklamë

Po ashtu në njoftim thuhet se Prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë marrë gjithsej 158 njoftime për vepra penale në fushën e zgjedhjeve prej të cilave, 91 drejtpërdrejt në prokurori. Nga këto të fundit 70 njoftime përbëjnë kallëzime të subjekteve politike/kandidatëve drejtpërdrejt në prokurori, 3 njoftime të shtetasve në prokurori dhe 18 njoftime të institucioneve shtetërore në prokurori.

“Nga çështjet e regjistruara kanë përfunduar me vendim pushimi 20 çështje me 2 persona ne hetim. Janë pezulluar 3 cështje dhe janë në gjykim 4 cështje me 4 persona. Në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë në proces verifikimi paraprak 13 njoftime për veprat penale në fushën e zgjedhjeve. Janë transferuar për kompetencë lëndore SPAK-ut 24 njoftime dhe është vendosur mosfillimi i procedimit penal për 34 njoftime”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë