Prokuroria e Durrësit vijon hetimet për pasojat që la tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Këtë të martë grupet e prokurorëve kanë qenë në bashkinë e Durrësit, ku kanë kërkuar informacion nga zyra e Urbanistikës.

 

Gjatë verifikimit grupi i punës ka bërë sekuestrimin e dokumentacionit përkatës për këto objekte në zyrat që i administrojnë ato.

 

Prokuroria ka sekuestruar dokumentet e lejeve të ndërtimit në Zyrën Urbanistike të 10 viteve të fundit për qindra pallate e godina të tjera që u dëmtuan nga tërmeti i 26-nëntorit.

 

“Lidhur me rastin në fjalë grupi i hetimit të çështjes po kryen veprimet hetimore përkatëse siç parashikon K.Pr.Penale dhe një ndër to është dhe kqyrja në vend ku janë konstatuar prishje dhe dëmtime të objekteve. Sipas parashikimeve ligjore kqyrjet janë shoqëruar dhe me fotografi dhe marrjen e provave të domosdoshme në vendngjarje për verifikimet e duhura që do të bëhen më pas. Duke parë rrezikshmërinë që paraqesin objektet e dëmtuara dhe shpejtësinë që duhet për evitimin e pasojave të tjera nuk mund të bëhet sekuestrimi i këtyre objekteve, por është çmuar që pas kryerjes së veprimeve proceduriale në vendngjarje, ata (grupi hetimor),  të jenë të lirë për të vendosur për vijimësinë e objektit nga instancat përkatëse sipas çdo rasti. Njëkohësisht vazhdojnë dhe sekuestrimi i dokumentacionit përkatës për këto objekte në zyrat që i administrojnë ato. Thuhet në njoftimin e Prokurorisë.”

 

Ndërkohë Bashkia e Durrësit ka vënë në dispozicion të Qeverisë listën e ndërtuesve të Durrësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *