Prokuroria e Durrësit pushon hetimet për ekstradimin Nezar Seiti

Prokuroria e Durrësit ka pushuar hetimin mbi ligjshmërinë e ekstradimit të Nezar Seiti drejt shtetit fqinj.
Në vendimmarrjen e prokurorisë së Durrësit thuhet se hetimet për ligjshmërinë e ekstradimit janë pushuar në fund të qershorit dhe vendimi është miratuar edhe nga Gjykata e Durrësit.
Në arsyetimin e Prokurorisë thuhet se parregullsitë e tre institucioneve për ekstradimin e Seitit, konkretisht Prokuroria, Gjykata dhe Drejtoria e marrëdhënieve Juridiksionale nuk përbëjnë vepër penale, por vetëm masë disiplinore.
Një ditë më parë Gjykata e Katanias ka lehtësuar masën për Nezar Seitin nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, por ende nuk është arsyetuar ky vendim. Nezar Seit u arrestua më 19 nëntor në Vlorë për llogari të autoriteteve italiane, pasi dyshohet si pjesëtar i grupit të Habilajve të akuzuar për trafik droge.




