E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Prokuroria: Do të merret në pyetje Saimir Tahiri

Pak kohe pas kallëzimit te Këshillit te Larte te Drejtësisë per Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, Prokuroria sekuestroi pamjet filmike te deklaratave publike. Burime prane organit te akuzës, thane se brenda pak ditëve, Ministri i Brendshëm, pritet te merret ne pyetje per sulmet e tij kundër gjyqtarit Arjan Aliaj, ndërkohë që për këtë pritet të japë shpjegime dhe gjyqtari.

Në qershor, Këshilli i Lartë i Drejtësisë kallëzoi penalisht Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, per deklarata e tij kundër gjyqtarit Aliaj. Mbledhja u thirr nga kryetari i KLD-së pas atyre që i quan sulme të papranueshme, fyese dhe kërcënuese të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ndaj gjyqtarit.

Sipas KLD Gjatë diskutimeve, anëtarët e Këshillit, dënuan ashpër intimidimin që po i bëhet gjyqtarit Aliaj në veçanti, por edhe trupës gjyqësore në tërësi.

Gjyqtari Arjan Aliaj u kritikua ashpër nga ministri i Brendshëm dhe kryeministri Rama pas vendimit të tij për të pezulluar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako dhe lënë në arrest shtëpie dy efektivë të Forcave Operacionele në lidhje me çështjen e pajisjes përgjuese.

Vazhdo të lexosh

Reklamë