E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Prokuroria do të apelojë vendimin për Saimir Tahirin

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të apelojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë të Krimeve të Rënda për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

 

Në kërkesën e saj prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim, që zbriste në 8 për shkak të gjykimit të shkurtuar, duke e akuzuar ish ministrin për tre vepra të rënda: “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

 

Ndërkohë në vendimin e gjykatës ish ministri i Brendshëm u dënua me 5 vite burg të konvertuar me 3.4 vite shërbim prove.

Vazhdo të lexosh

Reklamë