Prokuroria Speciale ka dorëzuar këtë të premte në gjykatë të plotësuar aktakuzën e njohur në publik si “Veterani”.

 

Lajmi është bërë i ditur nga koordinatori për media në Prokurorinë Speciale, Sylë Hoxha, i cili ka deklaruar se Prokuroria e Shtetit e ka respektuar afatin ligjor për të bërë një gjë të tillë.

 

“Aktakuza është dorëzuar sot.Aktakuza që është dorëzuar sot është plotësuar konform të gjitha kërkesave që i ka bërë Gjykata”.

 

Hoxha nuk ka folur për ndryshimet konkrete që janë bërë në këtë rast me arsyetimin se ai nuk është prokurori i rastit.

 

“Rastin e përfaqëson një prokuror tjetër, andaj nuk mund t’i di detajet se ku është ndërhyrë”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *