Prokuroria ka bërë publike pasurinë me vlerë 3.5 milinë euro që u sekuestrua në Elbasan.

 

Në njoftim, thuhet se janë sekuestruar vila, apartamente, truall si dha automjete.

 

Këto pasuri ishin në pronësi të tre vëlezërve, njëri prej të cilëve, Albert Topuzi, ka qenë i dënuar për prostitucion në Itali.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se në kuadër të procedimit penal nr.1687, viti 2018, që bën fjalë për veprën penale të “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, është ekzekutuar në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për vendosjen e masës së sekuestros preventive mbi disa pasuri të ndodhura në qytetin e Elbasanit, të dyshuara si të përftuara mbi bazën e të ardhurave të siguruara nga veprimtaria kriminale.

 

Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan me vendimin Nr.746 (60614-02754-13), datë 03.10.2022, ka vendosur:

 

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

 

Vendosjen e masës së sigurimit “Sekuestros preventive” mbi objektet:

 

1.Pasuria nr.22/25 trual + ndërtesë 2 kate (godinë shërbimi), përfituar me leje legalizimi në vitin 2013;

 

2.Pasuria nr.429/11 vol 19 faqe 92, ZK 8526 e llojit truall që disponohet nga shtetasi A.T;

 

3.Pasuria nr. 4/611+1-29 vol 23 faqe 20, Zk 8524, sipërfaqe 109 m2, vlera 5,354,080 lekë përfituar me kontratë shitblerje në datë 22.08.2012;

 

4.Pasuria 22/23 ZK 8526, godinë banimi 1 kat, përfituar me leje legalizimi në vitin 2013;

 

5.Pasuria nr.429/13 vol 19 faqe 94, ZK 8526 e llojit truall që disponohet nga shtetasi G.T;

 

6.Pasuria nr.5/289 ZK 8524, e llojit ndërtese 3 kate + bodrum + nënçati, me sipërfaqe 241,8 m2 truall, nga kjo ndërtesë : kati përdhe sip.153,8 m2, kati bodrumit me sip 151.4 m2, kati i parë me sip 164.5 m2, kati dytë me sip 164.5m2, sip. e nënçatisë 140+24.1 m2;

 

7.Pasuri nr.22/24 ZK 8526, godinë banimi 1 kat 60 m2, përfituar me leje legalizmi në vitin 2013;

 

8.Pasuria nr.429/12 vol 19 faqe 93, ZK 8526 e llojit truall;

 

9.Pasuria nr.5/149+1-21, vol 6 faqe, 136 ZK 8524 e llojit apartament në bashkëpronësi mes G.T dhe A.T, përfituar nga privatizimi që disponohen nga shtetasi B.T;

 

10.Automjetet me targë AA 3.. CD, AV 2.., AA 1.. YN, AA 4.. DA në pronësi të shtetasit B.T; dhe

 

11.Automjeti me targë automjetin me targë AA 6.. RM në pronësi të shtetasit G.T.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *