E diel, 22 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Prokuroria: Burg për Alban Voglin

Prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg, per Alban Voglin, presidentin e Kastriotit, pasi ai ka goditur për shkak të detyrës dhe ka plagosur rëndë me dashje gazetarin Eduard Ilnica. Gjatë dëshmisë së tij në polici, Vogli e ka mohuar autorësinë e dhunimit të Ilnicës, duke sqaruar madje se as që e njeh gazetarin. Nesër ne orën 10:30 Gjykata e Tiranës, do te caktoje edhe masën e sigurisë ndaj Voglit. Gazetari Eduard Ilnica u dhunua mbrëmjen e së hënës pranë një lokali në afërsi të Zogut të Zi. Ai është goditur nga disa persona. Ilnica i tha policisë se dhunuesi i tij ishte presidenti i Kastriotit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë