Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar këtë të premte dënimin me 5 vite burg dhe 3 vite heqje të se drejtës së ushtrimit të detyrës për gjyqtarin Rasim Doda. Ai akuzohet per korrupsion, pasi dyshohet se i kërkoi 80 mijë euro ryshfet një qytetari në këmbim te nje vendimi në favor të tij. Por pasi nuk mori pagesën, gjyqtari ndërroi dispozitivin, duke dhënë një tjetër vendim këtë radhë në favor të palës kundërshtare. Hetimi ndaj të pandehurit u zhvillua fillimisht nën masën e sigurisë “arrest në burg” dhe më tej në “arrest në shtëpie”. Ndërkohe, ish-gjyqtari i Sarandës nuk e ka pranuar akuzën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *