E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Prokurori Gentian Trenova ngec në veting

Prokurori i Apelit të Tiranës Gentian Trenova, rrezikon seriozisht të mos kalojë vetingun.

 

Hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit tregoi se prokurori, kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi ka fshehur pasurinë, ka bërë deklarim të rremë për 12 mijë euro dhe mungesë të burimeve financiare të ligjshme, veprime që cenojnë figurën e magjistratit. Probleme që lidhen me mos justifikimin e ndërtimit të një shtese të apartamentit të tij.

 

Reklamë

Por për avokatin e prokurorit Trenova, gjithçka është sqaruar.

 

Problemet e Trenovës lidhen edhe me figurën profesionale. Komisionerët e vetingut, kanë evidentuar faktin se ai ka pushuar hetimet mbi pasurinë e një të arrestuari nga policia greke për trafik droge.

 

Sipas Komisionit, për këtë procedim kishte përgjime për përfshirjen e një prokurori me inicialet A.K. Por çështja u mbyll nga Trenova, pasi Gjykata pranoi kërkesën e tij për asgjësimin e përgjimeve.

 

Megjithë faktet e prezantuara nga Komisioni, Trenova ka kërkuar konfirmimin në detyrë.

Më shumë video

Reklamë