E enjte, 1 Tetor 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Prokurorët rinisin punën/ Çela nxjerr një rregullore për t’u ruajtur nga koronavirusi

Nga kjo e hënë, organi i akuzes ka rinisur nga puna, por per shkak te situates se pandemise cdo prokuror duhet te zbatoje nje sere rregullash.

Prokurori i pergjithshem, Olsian Çela ka nxjerre nje udhezim ku percaktohen te gjitha masat qe duhen ndjekur per te shmangur perhapjen e koronavirusit.

Reklamë

Ne kete udhezim theksohet se prokuroret dhe oficeret e policise gjyqesore nepermjet komunikimit ne distance percaktojne prioritetet e ceshtjeve qe jane ne proces, duke planifikuar oraret per pyetjen e deshmitareve dhe eksperteve e duke respektuar ne cdo rast distancen.

Per ceshtjet qe jane ne faze gjykimi, prokuroret duhet te koordinojne me gjykaten datat dhe oraret.

Udhezimi i kryeprokurorit Çela percakton edhe masat e higjenes qe duhet te zbatohen nga cdo prokurori, duke nisur nga dezinfektantet, tek perdorimi i masakve e dorezave deri tek respektimi i distances prej 2 metrash nga personat e tjere.

Vazhdo të lexosh

Reklamë