E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Prokurorët e Tiranës në sitë

 

Pas nisjes së procesit të vetingut me 35 dosjet e para të prokurorëve e gjyqtarëve, komisioni i kualifikimit hodhi shortin për prokurorinë e Tiranës. Mësohet se në Prokurori do të filtrohen dosjet e prokurorëve që janë kandidatë për KLP-ne. Në sitën e Vettigut do të kalojnë dosjet e prokurorit, Dritan Rreshka dhe prokurores, Antoneta Sevdari. Kjo e fundit ka hetuar edhe dosjen ‘CEZ-DIA’. Gjithashtu do të filtrohen edhe dosjet e Shpëtim Kurtit, ish-drejtues i Prokurorisë, por edhe  Adriatik Cames që ka hetuar Mark Frrokun.

 

Dosjet e prokurorëve kalojnë pas nisjes së procesit edhe në gjykatën e krimeve të rënda. Pak ditë më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit hodhi shortin për përzgjedhjen e dosjeve të gjyqtarëve, ndërsa mes tyre do të filtrohen fillimisht Gjyqtarët Nertina Kosova dhe Dritan Hallunaj, njëkohësisht kandidatë për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Hallunaj ka qenë dhe kryesuesi i trupës gjyqësore, e cila i dha pafajësinë Arben Frrokut.

Reklamë

 

Vetingu nisi fillimisht në Gjykatën Kushtetuese me kreun e saj Bashkim Dedja, por dhe me gjykatën e lartë.

 

Një ditë më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i bëri apel qytetarëve që të denoncojnë fakte e rrethana që mund të konsiderohen prova gjatë rivlerësimit.

 

Në faqen zyrtare të tij ky komision publikoi dhe formularin e denoncimit nga qytetarët

Më shumë video

Reklamë