E diel, 8 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Prokurorët e Krimeve të Rënda kontroll në shtëpinë e Tahirit (video)

Rreth orës 14.00 te kësaj te enjteje katër oficere te policisë gjyqësore, te shoqëruar nga njësia Shqiponja zbarkuan ne shtëpinë e ish-ministrit te brendshëm per kontrollin e banesës, sipas urdhrit te Prokurorisë se Krimeve te Renda.

 

5 minuta me vone ne banese ka mbërritur edhe vete Sajmir Tahiri.

 

Reklamë

Te gjitha veprimet jane monitoruar edhe nga avokati i Tahirit. Ish-ministri i brendshëm eshte pare i qete ne ballkonin e shtëpisë gjate kohës qe ekspertet kryenin veprimet duke bashkëbiseduar me mbrojtësin ligjor Maks Haxhia.

 

Pas rreth dy orësh, kontroll ne te gjitha ambientet e shtëpisë, oficeret e policisë gjyqësore me valixhet ne duar kane dale nga banesa, duke iu shmangur pyetjeve te gazetareve, ndërsa avokati Haxhia u përgjigj fare shkurt se gjithçka ishte procedure.

 

Ende nuk dihet nëse oficeret e policisë gjyqësore kane sekuestruar ndonjë prove konkrete qe implikon Tahirin ne veprimtari kriminale. Nje dite me pare parlamenti rrezoi kërkesën per arrestimin e ish-ministrit te brendshëm, duke lejuar vetëm kontrollin e banesës.

 

IMG_57825680

 

IMG_124944240

Vazhdo të lexosh

Reklamë