E mërkurë, 30 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Projektligji për studentët e mjekësisë/ Parlamenti voton pro procedurës së përshpejtuar, data kur kalon për votim

Parlamenti do të kalojë me procedurë të përshpejtuar projektligjin për studentët e mjekësisë, të cilët nuk mund të diplomohen nëse nuk shërbejnë për të paktën 5 vite në Shqipëri.

 

Reklamë

Vendimi u mor në seancën e kësaj të enjteje në Kuvend, ku me 64 vota pro ky projektligj do të kalojë për votim në seancën e datës 20 korrik.

 

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi theksoi se ky projektligj duhet të miratohet me proces të përshpejtuar, për shkak të nisjes së regjistrimeve për vitin e ri akademik.

 

 

Opozita ka kundërshtuar këtë projektligj, duke thënë se kjo masë është ekstreme dhe shkel të drejtat e studentëve. Këta të fundit po protestojnë kundër këtij vendimi që i kushtëzon për t’u larguar nga vendi.

 

Nga ana tjetër, mazhoranca thekson se kjo është masa e duhur për të përmbushur nevojat e vendit në sektorin e shëndetësisë.

Më shumë video

Reklamë