Subscribe

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e ka cilësuar projektligjin për Prefektin si kozmetikë, pasi nuk rregullon problemet reale që hasën në pushtetin vendor.

Sipas saj qeveria vendore është kthyer në një paguese pagash dhe dhënëse lejesh ndërtimesh.

Tabaku: Ligji për prefektin duhet të kishte ngjall debat. Ligji për prefekti ka disa kohë që diskutohet për te ardhur dhe me vjen mirë që kur erdhi u tërhoq një prej elementeve e cila kishe te bënte me kompetencën për shkarkimin e kryetarit të bashkisë.

Eshte nje instrument qe qeveria do ta ushtronte në abuzim, ashtu sic ka bërë gjithmonë.

Së dyti pak kohe me par parlamenti përfundoi nje komision te reformës territoriale. I cili nisi në shtator 2021 me dakordesi e dy palëve, me idenë që tashme 10 vite pa zbatimit te kësaj reforme gjysmake, sepse nuk KA prekur 3 nivelet e qeverisjes. Ky komision prodhoi disa sugjerime për të pasur një strategji integrale te plotë, se pari për kompetencat që duhet të ketë cdo nivel qeverisë dhe si duhet të funksionojë pushteti vendor.

Sot ardhja e ligji te prefektit që ben disa rregullime kozmetike dhe nuk  kapet me thelbin, për mua është një ligj rutinë që nuk ndryshon thelbin e kësaj situate.

Sipas Bankës Botërore, reforma e decentralizimit transferoi disa përgjegjësi dhe shërbime publikr nga qeveria te autoritet lokale, por zbatimi i saj ishte i gabuar.

Një sërë shërbimesh sot nuk afrohen në pushtetin lokal.

Nëse ky parlament do të fliste për një reformë të mirëfillte do të fliste per zbatimin e strategjisë së decentralizimit për përgjegjësitë e prefektit dhe për mënyrën se si gabimet e reformës së parë territoriale duhet të kompesoheshin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *