E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Projektligji për Bankën Shqiptare të Zhvillimit, Ibrahimaj: Qëllimi kryesor është të nxisë zhvillimin ekonomik të vendit

Po zhvillohet sot në Kuvend seanca e fundit plenare përpara zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë kësaj seance po diskutohet edhe projektligji për ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ka prezantuar projektligjin në Kuvend dhe tha se qëllimi kryesor i bankës do të jetë nxitja e zhvillimit ekonomik të vendit.

Reklamë

Sipas Ibrahimajt, krijimi i këtij institucioni mund të ndihmojë në përthithjen dhe shpërndarjen efektive të fondeve të BE, duke siguruar që investimet të drejtohen në projekte me rritje afatgjatë.

Ibrahimaj: Krijimi i një institucioni të tillë mund të ndihmojë në përthithjen dhe shpërndarjen efektive të fondeve të BE, duke siguruar që investimet të drejtohen në projekte me rritje afatgjatë. Sot jemi përpara një momenti historik në anëtarësimin në BE dhe do të ketë fonde në dispozicion dhe duhet të ketë institucione që të kenë aftësinë që t’i përthithin këto fonde.

Qëllimi kryesor i kësaj banke është të nxisë zhvillimin ekonomik të vendit përmes lehtësimit të qasjes në financë të sektorëve të nën financuar duke mbështetur zhvillimin e infrastrukturës, eksportet dhe projektet strategjike për ekonominë. Struktura kapitale është projektuar për të siguruar qëndrueshmëri afatgjatë. Shteti do të zotërojë minimalisht 51 për qind të aksioneve duke ruajtur kontrollin publik ndërsa institucionet financiare ndërkombëtare dhe vendase mund të kontribuojnë në kapital. Banka do të sigurojë financime përmes bashkëpunimeve si Banka Evropiane e Zhvillimit apo vendeve anëtare./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë