Subscribe

Këto janë disa prej historive që tregojnë jetën e zakonshme të banorëve në brigjet e Mesdheut 2500 vjet më parë.

 

Ato tashmë do të jenë të aksesueshme për një audiencë shumë më të gjerë, përmes projektit “Storie Nostrum në Shqipëri” .

 

Këto rrëfime do të mund të dëgjohen përmes fonive në muze ose në site arkeologjike, por dhe në platformat online si youtube.

 

BELISA MUKA

DREJTORESHE E INSTITUTIT TE ARKEOLOGJISE

“Cilido prej nesh, e kam fjalën për një publik të hapur, cilido prej të interesuarve, të përhumbet në historitë e antikitetit, që duket sikur janë të antikitetit por që në fakt janë dhe shumë koherente. Me 10 historitë ne jemi munduar të mbulojmë jo vetëm territoret e Apolonisë, Durrësit, Butrintit, jo vetëm të qyteteve të njohura por të shkojmë edhe në qendrave të tjera. QR code-t e këtyre dy historive, por dhe i disa historive të tjera të shkurtra, të cilat do ta shoqërojnë vizitorin në çfarëdolloj grupmoshe qoftë përgjatë muzeut.”

 

Ky projekt i cili bën bashkë letërsinë dhe historinë, nxjerr në pah trashëgiminë arkeologjike, jo vetëm mesdhetare, por edhe trashëgiminë e territorit tonë, nëpërmjet eksplorimit të rajoneve pak të njohura të Mesdheut të lashtë.

 

GAZMEND KAPLLANI

SHKRIMTAR

“Unë duhet të konsultohem me arkeologë sigurisht për të mbledhur faktet historike, e bazuar mbi këto fakte historike të shkruaj histori bashkëkohore. Mua më intereson jashtëzakonisht arkeologjia dhe historia publike dhe si të mund ne që brezin e ri ta tërheqim, t’i shtojmë kureshtjen dhe t’i hapim oreksin për të mësuar më shumë për të kaluarën.”

 

Ndërsa në Muzeun Arkeologjik do të vendosen code të posaçme të dy historive të shkruara, në frëngjisht, shqip dhe anglisht, me efektet zanore përkatëse.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *