E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 10 minuta më parë
Video · Politikë

Projekti për zhvillimin e Lurës

Kryeministri Edi Rama ka premtuar rruge te re për Lurën si pikënisja per zhvillimin e kësaj zone. Gjate nje takimi me banorët, shefi i ekzekutivit ka pranuar se me infrastrukturën ekzistuese nuk mund te garantohet asgjë nga pikëpamja ekonomike e per ketë arsye, pavarësisht kostos, qeveria do te investoje për një rruge te re.

 

 Kryeministri i ka meshuar agroturizmit si rruga e sigurt qe familjet e kësaj zone te krijojnë kushte me te mira jetese, duke premtuar se përveç ndërtimit te rrugës, shteti do te financoje restaurimin e kullave me te famshme te Lurës.

 

Reklamë

Rama është i dyti kryeministër qe shkon ne Lure pas Mehmet Shehut e kjo është shoqëruar edhe me batuta.

 

Përveç rrugës drejt Lurës, ne qarkun e Dibrës investimi tjetër i madh ne infrastrukture është Rruga e Arbrit,  punimet për ndërtimin e pjesës më të vështire të saj, do te nisin të dielën.

Më shumë video

Reklamë