E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Projekti për parkun ujor, nisin prishjet në pikën turistike të Drilonit

Kanë nisur prishjet në pikën turistike të Drilonit ku po zbatohet projekti për parkun ujor Drilon-Tushemisht sipas të dhënave po prishen disa objekte të ndërtuara ndër vite me struktura betoni dhe ura mbi ujrat e lumit dhe disa objekte të tjera të vjetra që janë parashikuar të mos jenë më në këtë zonë turistike.
Aksioni i IMT dhe Policisë Bashkiake Pogradec ka nisur ditën e djeshme dhe pritet të vijojë edhe nesër me disa objekte të tjera në Tushemisht.
Në këtë aksion është pjesë mbështetëse edhe policia e shtetit. Nuk ka pasur rezistencë nga pronarët pasi ishin njoftuar më herët për prishje vullnetare. Sipas të dhënave prishja e tyre i hap rrugë zbatimit më të shpejtë të projektit për të cilin këto ndërtime ishin bërë pengesë prej muajsh./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë