Subscribe

Edhe pse jemi në stinën e verës e shumëkush preferon detin, alpet shqiptare po kthehen ne një destinacion gjithmonë dhe më tërheqës për turistë vendas dhe të huaj. Trashëgimia kulturore historike, bukuria natyrore dhe kulinaria e kësaj zone, i kanë bërë alpet një nga atraksion turistik.

 

Promovimi i kësaj zone ishte në fokus të projektit  “Alpet Shqiptare- Traditë dhe mite”.

 

“Te promovojmë një nga asetet me unikale qe Shqipëria siç janë Alpet një nga asetet me unikale qe ka rajoni. Është e vështire qe ne rajonin tone te gjesh nje aset te tille siç jane alpet shqiptare, te cilat nuk ekzistojnë ne Greqi, Maqedoni, Kosovë, Mal te Zi,  Kroaci, Kosovë. Pra mund te jene nje nga atraksionet me te veçanta qe ne mund ti ofrojmë turizmit rajonal. Ne kemi ftuar sot këtu qe ta kene pjese te paketave promovuese pasi per këdo qe lexon kaq shume legjenda, per këdo qe lexon kaq shume mite kulte, per kedo qe lexon keto te krijohet nje ndjesi e mrekullueshme qe duhet te vizitoj këto alpe.”

 

Ministri bëri të ditur se është rënë dakord me Këshillin e Rregullimit të Territorit, që investimet në këtë zonë të jenë sa më ekologjike dhe të mbrojnë natyrën.

 

“Ajo qe kemi rend dakord dhe ne Këshillin e Rregullimit te Territorit eshte qe investimet infrastrukturore te jene investime qe pranohen ne kete zone te jene rruge te bardha, te cilat nuk e pranojnë asfaltin te kemi mundësi qe te investojmë ne ujësjellës kanalizime dhe te energjisë elektrike, por te gjitha keto investime te jene ne përputhje me traditat e zonës.”

 

Klosi shtoi se duhet të ketë edhe një bashkëpunim me qeveritë e rajonit, në mënyrë që Alpet Shqiptare të ofrohen si një destinacion për çdo turist edhe nga këto vende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *