Projekti 100 fshatrat bën bashkë përfaqësi nga e gjithë bota, me të njëjtin synim, të zhvillojnë modele që do të shtrihen në fshatrat shqiptare, aktualisht të varfra ekonomikisht, por shumë të pasura nga bukuritë natyrore.

 

Kreu i qeverisë Rama u ka prezantuar programin kombëtar të rilindjes rurale diplomatëve e organizatave që pritet të ndihmojnë për zhvillimin e këtij projekti.

 

Synimi është që ne të krijojmë 100 pika të ndryshme graviteti në mënyrë që të kemi potencial edhe për fshatrat e tjerë, që ekoturizmi dhe agroturizmit të jenë katalizatorë të zhvillimit. Gjithashtu duam të zhvillojmë së bashku me bukuritë natyrore, kapacitetet vendore dhe instrumentet privatë. Ne jemi shumë të interesuar të zhvillojmë agroturizmin si një instrument shumë efikas për të luftuar varfërinë përmes përdorimit të aseteve që zotëron Shqipëria në mbarë vendin falë natyrës dhe bukurisë së saj.

 

Kryeministri hodhi edhe idenë e binjakëzimit të fshatrave shqiptarë me ato të vendeve të Evropës, për të ndjekur disa modele të suksesshme të zhvillimit të turizmit. Por, theksin, kreu i qeverisë e vuri tek investimet që së pari do të donte të vinin nga emigrantët shqiptarë.

 

Projekti “100 fshatrat” do të jetë një fushë magnetike që të emigrantët të vijnë dhe të investojnë në fshatrat e tyre. Natyrisht që është një proces i gjatë dhe unë nuk jam aq naiv s të besoj se kjo do të bëhet menjëherë, por ju mund të na ndihmoni duke na dhënë sugjerime, për të kthyer emigrantët, që të investojnë në vendin tonë, jo vetëm biznese të mëdha, por edhe shtëpiza të vogla mikpritëse. Dhe kjo është e mundur.

 

Ky sipas Rames ishte vetëm takimi i parë ndër shumë të tjerë që do të zhvillohen me të gjithë ata që duan të kontribuojnë qoftë edhe vetëm me ide për ketë projekt.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *