Qendra spitalore “Nene Tereza”, spitali i traumës, “Shefqet Ndroqi” dhe dy maternitetet e Tiranës do te marrin ne patronazh spitalet rajonale ne rrethe. Duke filluar nga janari i 2018 mjeket specialistë do te shkojnë me dite te caktuara ne rrethe, aty ku ka mungesa, për te ofruar shërbimin ndaj pacienteve. Zëvendës ministrja e shëndetësisë Mira Rakacolli tregon për Vizion Plus se ky plan behet jo vetëm për te plotësuar mungesën e mjekeve ne rrethe por dhe për te ndihmuar spitalet rajonale ne procesin e akreditimit.

Ndërsa ne qytetet ku ka ulje te ndjeshme te numrit te popullsisë, spitalet bashkiake funksionojnë si urgjenca.

 

Spitalet ne rrethe kane nevoje për te paktën 60 mjeke specialiste ku ne mungese te tyre pacientet vijnë nga rrethet ne Tirane. Kriza ne shëndetësi për mjeke specialiste  pritet te marre zgjidhje ne  janar te 2019 kur dalin 300 specializantet e pare pas katër vitesh bllokim te specializimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *