E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Projekti i gazsjellësit “TAP”

Komisioni i nivelit teknik me përfaqësues te Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë është mbledhur këtë te hëne ne Ministrinë e Energjisë, ne kuadër te marrëveshjes se projektit “TAP”. Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, deklaroi se Shqipëria, do te jete jo vetëm vend tranzit, por edhe konsumator i gazit. Gjiknuri e vlerësoi projektin e gazsjellësit si shume te rëndësishëm, qe do te ketë ndikim ne ekonominë e Shqipërisë. Ne përfundim te takimit, komisioni teknik doli me një deklarate ku nënvizohet rëndësia e bashkëpunimit mes tre shteteve. Aktualisht ne Shqipëri, ka filluar faza e punimeve mbështetëse.

Vazhdo të lexosh

Reklamë