Kryeministri Edi Rama ka reaguar ne rrjetet sociale lidhur me kritikat per projektet e rilindjes se qendrave të qyteteve. Në profilin e tij ne Facebook, shefi i qeverise tha se ne 25 vitet e fundit bashkitë nuk bene asnjë pune. “Pas çerek shekulli jo fshatrat s’iu afruan qyteteve, po qytetet u bënë si katunde të frikshme!”, shkruan Rama. Kryeministri thotë se programi i rilindjes po përmirëson jetesën në çdo zonë të banuar të bashkive të reja, që krijoi reforma territoriale. Reagimi i kryeministrit erdhi si përgjigje e komenteve që kanë mbërritur në adresën e tij, për ndryshimet që po përjetojnë qendrat e qyteteve në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *