E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Video · Vendi

Projektet e Bashkisë për sportin

Me përfundimin e shkollës, nisin dhe dilemat per prindërit? Çfarë do te bëjnë fëmijët gjate verës dhe si do argëtohen? Nje alternative ka ofruar bashkia e Tiranës me ambientet sportive te ngritura ne sheshin “Nene Tereza”. Kryetari i bashkisë Erjon Veliaj u ka bere apel prindërve t’i angazhojnë fëmijët me aktivitete sportive,  duke shfrytëzuar edhe palestrat e shkollave. Pasi ka ndjekur nje ndeshje volejbolli ne ambientin e krijuar  per te pare ndeshjet e kampionatit europian, kryetari Veliaj tregoi disa nga projektet e bashkisë per sportin. Ne vjeshte përfundon parku olimpik pranë zonës se liqenit,  ketë vit nis rikonstruksioni i pallatit “Asllan Rusi”, ndërsa parku i madh i lodrave do te kete pistën e vrapit dhe çiklizmit. Edhe ne liqenin e Kasharit po ndërtohet korsia e dedikuar per vrapin dhe biçikletat.

 

 

Më shumë video

Reklamë