Subscribe

Pavarësisht prishjes se balancave PS-LSI edhe ne  Këshillat Bashkiak, Tirana tashme ka miratuar buxhetin  per vitin 2018. Kartonëve te socialisteve dhe çameve, i janë bashkuar edhe katër anëtare te Lëvizjes Socialiste per Integrim, duke siguruar jo vetëm kuorumin me 32 vota per fillimin e mbledhjes, por dhe miratimin e buxhetit.

 

Si rralle here ky buxhet ka kaluar pa debate dhe pa  mbledhje maratone. Opozita dhe pjesa tjetër e grupit te LSI-se kane bojkotuar mbledhjen. Ne salle nuk ka munguar hyrja e disa anëtareve demokrate te cilët bënin numërimin e këshilltareve prezentë, por kjo është pasur nga komente te kryebashkikut Erion Veliaj.

 

Per gati 1 ore kryetari i bashkisë ka sqaruar buxhetin e vitit te ardhshëm. 16.3 miliard leke është fondi  per kryeqytetin, ku 43% e tij do te shkoje për investime.

 

Veliaj ka  publikuar te detajuar investimet per çdo njësi administrative te Tiranës. Kryebashkaiku u shpreh se ndërtimi i 17 shkollave te reja, shtimi i parqeve, vijimi i gjelbërimit, vazhdimi i punimeve per bulevardin e ri, përfundimi i korsive te biçikletave do te jene disa nga projektet e planifikuara per 2018. Veliaj paralajmëroi edhe tregtaret e rrugës “Qemal Stafa” pranë pazarit te ri,  per t’u larguar brenda dhjetorit, pasi ky segment do t’i nënshtrohet rikonstruksionit.

 

Sa i përket investimit ne shkolla, kryetari i bashkisë tha se Tirana do te eliminoje mësimin me turne ndërsa per here te pare ne janar nis zbatimi i projektit “te bëjmë detyrat e shtëpisë”. Katër shkolla, krahas mësimit do te kenë dreken dhe oraret e studimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *