E diel, 20 Shtator 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Projekt për zgjedhjet në Ballkan

 

Ndërsa në vendin tonë procesi zgjedhor po shkon drejt mbylljes, komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn dhe drejtori i ODIHR-it, Michael Georg Link lancuan nga Brukseli një projekt të ri në mbështetje të zgjedhjeve demokratike në vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Projekti trevjeçar me vlerë 1,6 milionë euro është bashkë financuar nga BE dhe ODIHR. Ai do të zbatohet nga ODIHR dhe do të mbështesë Shqipërinë, Serbinë, Maqedoninë dhe Bosnjë-Hercegovinën për zbatimin e rekomandimeve në fusha që lidhen me menaxhimin e zgjedhjeve, regjistrimin e votuesve dhe sjelljen e mediave gjatë fushatave elektorale. Projekti përfshin edhe mbështetjen për trupat e menaxhimit të zgjedhjeve dhe autoritetet që lidhen me to në Kosovë.

Reklamë

 

Komisioneri Hahn deklaroi se marrëveshja e nënshkruar tregon angazhimin e fortë të BE për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e anëtarësimit në BE. Me këtë mbështetje për zgjedhjet në këtë rajon Komisioni mbetet i fokusuar në procesin e zgjerimit. Demokracia, besueshmëria dhe stabiliteti i organeve të zgjedhura varet qartësisht nga procese zgjedhore të lira e të ndershme, për të cilat ODIHR ka një kontribut kyç, theksoi Hahn.

 

Synimi i projektit është zbatimi i rekomandimeve zgjedhore për të patur zgjedhje në përputhje me detyrat e OSBE, me detyrimet ndërkombëtare dhe standarde për zgjedhje demokratike, u shpreh Link. Sipas tij, nëse rekomandimet për të metat zgjedhore të identifikuara nga misionet vëzhguese të zgjedhjeve nuk merren seriozisht dhe nuk adresohen, ka rrezik real që të shtohen mangësitë.

 

BE ka theksuar nevojën për reforma demokratike si kushte për anëtarësimin e vendeve të rajonit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë