Subscribe

Këshilli i Ministrave është duke përgatitur licencimin e një shoqërie për të ndërtuar një termocentral qymyri ne Maliq të Korçës. Kjo është hera e parë që Shqipëria po ndërmerr një projekt të tillë, për të prodhuar energji elektrike përmes kësaj lënde. Ministria e Energjisë ka depozituar në kuvend një ligj, i cili kërkon ndryshimin e statusit të tokës bujqësore në zonën e ish–kënetës në Maliq dhe kthimin e saj në zonë minerare. Kjo sipas saj do t’i hapë rrugë dhënies së lejeve për shfrytëzimin e depozitave gjigande me mineralin e trofes.

Torfat mbulojnë fusha, të cilat kanë qenë këneta më pare dhe kanë trashësi nga disa cm deri 3 m. Torfat janë lëndë djegëse të konsiderueshme, me fuqi të ulët kalorifike, rreth 2 680 kkal/kg, hir 29%, lagështi 9%, squfur 1.1%. Analizat tregojnë se torfat janë shumë të përshtatshme si lëndë djegëse për prodhimin e energjisë elektrike”.

Ministria e Energjisë shprehet se ka kërkesa nga kompani private për të investuar në ndërtimin e një termocentrali, projekt i cili do të kapë vlerën e 170 milion eurove.

Një pjesë e energjisë së prodhuar do të përdoret për ngrohje serash dhe ngrohje të qytetit të Korçës”.

Janë 288 hektarë tokë, të cilat përmbajnë këtë mineral. Shqipëria nuk ka shumë eksperienca në ndërtimin e termocentraleve, i vetmi i ndërtuar është ai i Vlorës, një investim i KESH-it prej 110 milionë eurosh, por që ende dhe sot nuk është vënë punë. Tashmë ndërtimi i gazsjellësit TAP pritet të “shpëtojë” këtë investim.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *