E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Programi qeverisës i PD-së

Ne fund te shkurtit partia me e madhe e opozitës do te ketë gati programin e saj me te cilin do t’u kërkoje votën qytetareve ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nënkryetari i PD Edmond Spaho sqaron se aktualisht platforma per disa sektorë, duke filluar nga ekonomia, energjia, bujqësia, administrata publike etj janë ne fazën e konsultimit me eksperte pranë Partisë Demokratike, para se t’i nënshtrohen prezantimit para qytetareve ne muajin mars. Disa prej koncepteve ekonomike te opozitës jane te njohura si zbritje e TVSH në nivelin 15 përqind, futja e taksës së sheshtë më të ultën në Ballkan në nivelin 9 përqind. Por ndërsa po merren me hartimin e programit qeverisës, demokratet nuk kane lëne jashte vëmendjes ato qe ata i cilësojnë dështimet e qeverise Rama. Spaho kritikon politiken e qeverise per koncesionet e veçanërisht koncesionin e fundit ate per TVSH. Spaho ka paralajmëruar se për koncesionin ne lidhje me TVSH, por edhe koncesionet ne shëndetësi do te nje debat te ashpër ne parlament.

Më shumë video

Reklamë