Gjatë fjalës së tij në seancë plenare, zv.kryeministri Arben Ahmetaj u ndal te rimëkëmbja që pësoi Shqipëria nga dy goditje të forta, siç ishte tërmeti dhe pandemia.

 

Sipas tij, vendi ynë ka pësuar një rritje ekonomike prej 8 për qind, shifër për cilën tha se ka thyer edhe parashikimet e institucioneve kombëtare.

 

Ai është i bindur se gjatë këtij mandati, Shqipëria do të pësojë rritje ekonomike falë reformave dhe programeve.

 

Sa i përket vaksinimit, Ahmetaj deklaroi se brenda shtatorit do të përfundojë vaksinimi për personat mbi 60 vjeç dhe të sëmurët kronikë.

 

“Shqipëria do të jetë një vend me rritje ekonomike falë një programi. Një vend me fëmijë fluentë në anglisht, sapo e filluam reformën me mësim të detyruar të anglishtes që në klasë të parë, me përdorim të teknologjisë, zero taksa për biznesin e vogël, kampion rajonal në turizëm, me të rinj të cilët gjejnë mundësi në reformat tona. Mandati i tretë shpalos hap pas hapi planin tonë që bazohet në pesë shtylla. Rimëkëmbja e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia, mirëqënie për të gjithë, modernizim për ekonominë, turizëm, bujqësi, trasporti dhe shërbimet. Një Shqipëri e fortë me një shtet të fortë.   Askush nuk është i paprekshëm nga fatkeqësitë natyrore kjo mazhorancë tregoi që në kohë të vështira si ato që kaluam shprehja më e lartë dhe fisnike e politikës reflektohet për të bërë xgjidhje të vështira, për të marrë vendime që më parë na dukeshin të pamundura.  Gjatë vitit 2021 ka pësuar një rritje ekonomike me 8%, ka thyer kështu parashikimet e institucioneve kombëtare të cilat mendonin 7%. Bëmë një paketë për 80 miliardë lekë si mbështetje për pandeminë, mbështetëm gjysmën e të punësuarëve në sektorin privat. Dyfishuam ndihmën ekonomike, garantum rimbursimin e barnave për të infektuarit me Covid. Kemi rifituar të gjitha vendet e punës të cilat i humbëm nga pandemia”, tha Ahmetaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *