E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Programi për bujqësinë e arsimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha diskutoi programin e kësaj force politike për arsimin dhe bujqësinë më të rinj, fermerë dhe banorë të Mulletit, Baldushkut e Priskës. Duke iu përgjigjur interesimit të të rinjve për arsimin e lartë, lideri i opozitës ritheksoi se ligji i hartuar në mënyrë klienteliste do të shfuqizohet dhe në qendër do të vendoset studenti. Lidhur me bujqësinë të konsideruar si prioritet të qeverisjes së demokratëve, Basha u shpreh ne Baldushk se mbështetja nga buxheti për këtë sektor do të jetë në nivelin më të lartë të parashikuar ndonjëherë. Në Priskë, banorët shprehën shqetësimin për infrastrukturën rrugore, mungesën e investimeve në bujqësi dhe mungesën e ujit të pijshëm. Kreu i demokratëve theksoi gjithashtu se do të falen kamatëvonesat dhe për familjet në ndihmë ekonomike, do të ketë subvencionim të plotë të faturës së energjisë.

 

Më shumë video

Reklamë