Subscribe

 

Vendimi i parë ekonomik që pritet të marrë qeveria Rama 2 është zgjerimi thuajse në gjithë sektorët kryesor, i programit 1 miliard dollarë.

 

Në thelb ai ka bashkeinvestimet me privatin në sektorët jetik, si infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi. Ish-ministri i financave Arben Malaj e vlerëson këtë nisëm, por ajo duhet të mirmenaxhohet, pasi mbart dy rrisqe. I pari ka të bëjë me eficencën.

 

Ndërsa rreziku i dytë lidhet me rritjen e borxhit publik.

 

Sa i përket reformës institucionale, Malaj thotë se diskutimi për qeverinë e vogël nuk duhet të fokusohet tek numrat e ministrive, por tek produktiviteti i tyre, si dhe tek ndërhyrja sa më e vogël e shtetit në treg.

 

Me betimin e qeverisë së re ne parlament, kryeministri Rama pritet të sqarojë në detaje edhe programi qeverisës te kabinetit për mandatin e dytë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *