Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën në aktivitetin për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.
Kreu i vendit tonë theksoi se gjatë tre viteve të fundit janë punësuar në administratën publike mbi 500 të rinjë që kanë marrë pjesë në konkurs.
Rama deklaroi se në konkurs fitojnë ata që janë më të zotët, në bazë të meritës dhe jo persona që kanë njohje apo janë me Partinë Socialiste.
Rama: Ligji kërkonte dhe kërkon që për të hyrë në administratën publike duhet të kesh mbi 1 vit eksperiencë pune, por një student ambicioz me rezultate të mira, i gatshëm për të filluar në nivelin e parë të administratës, nuk arrinte dot të futej në konkurs sepse duhet të kishte 1 vit eksperiencë dhe pyetja ishte ku do ta marrë eksperiencën? Ky program u bë një urë, një praktikë punë e cila në fakt nuk është thjesht një praktikë pune për të shkuar dhe për t’u njohur atje me një punë të caktuar për disa muaj, por është pikërisht mundësia e krijimit të eksperiencës. Në këtë program kanë hyrë mbi 5 mijë si ju. Ka shumë të pavërteta në fakt, ku thuhet se të hysh në administratë duhet të jesh nga Dibra ose të jesh me Partinë Socialiste ose të kesh kushëri. Unë nuk e di sa prej jush kanë kushëri Ulsinë apo ndonjë lidhje tjetër. Ajo që unë di është se në Kryeministri kam takuar një numër studentësh dhe ajo që kam dëgjuar nga ata ishte: Nuk mendonim se do të fitonim, mendonim se ishte ndeshje e shitur. Fjala kur del humbës në Shqipëri është gjithmonë taraf dhe korrupsion.
Mbi 500 si ju në tre vitet e fundit janë punësuar pasi kanë mbaruar konkursin dhe 95% të tyre nuk kanë ardhur këtu as me mbështetjen e dikujt as se kanë një mbiemër të njohur, por kanë ardhur këtu falë meritës së tyre. Ju duhet të besoni që atë gjë doni të arrini do t’a arrini dhe duhet të jeni të gatshmën t’a beni. Kam takuar një vajzë që hyri në administratë pas 7 vitesh. Kur ka fituar herën e 7 më ka thënë të kërkoj ndjesë për gjitha ca kam thënë më parë. Mu dëshën gjashtë konkurse që unë të fitoja të shtatin dhe jam po prapë unë pa mik pa asgjë. Sot ajo është punonjëse e administratës.
Ju mund të bëni zgjedhjen tuaj, mund të shkoni jashtë mund të jetoni këtu, por në të gjitha rastet mundësinë për të pasur këtë eksperiencë shfrytëzoheni. Nëse në CV-të tuaja shkruhet se keni punuar në administratën publike do t’iu shohin më me respekt. Mos u dorëzoni dhe mos harroni asnjëherë ngado të rrotulloheni këtu do ktheheni prapë. Do ktheheni këtu se këtu do jetë më bukur se atje të jeni të sigurt për këtë. Ky është vend i bekuar nga Zoti, por për vite më rradhë është penguar nga robi. /vizionplus.tv




