Zëvendës ministri i Ekonomisë, Besart Kadia e sheh programin elektoral të PD si jo realist. Gjatë një interviste për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Kadia deklaroi se PD po synon të marrë një rol të ekzagjeruar, duke u treguar shumë sociale, sepse jetojmë në ditë krizash.

 

 

“Tërmeti shkatoi dëme fizike që përkthehet me kosotot e rindërtimit, më pas kishim pandeminë, që shkaktoi ulje të të ardhurave në buxhet, më pas të ulen taksat, që shoqërohet me rritje të shpenzimeve. Është jo realist dhe jo i shëndetëshëm për perspektivën për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Edukimi falas, buka falas për fëmijët, kredia nga shteti, ky është një rol i ekzagjeruar nga shteti shqiptar në një kohë krize. Po krijohet një shtet krejtësisht social, por shteti social nuk mbahet asnjëherë me taksa të ulëta.”

 

 

I pyetur nga gazetari Roland Zili, zv. ministri dha një koment edhe për debatin për taksën e sheshtë apo progresive.

 

“Taksimi progresiv apo taksimi i sheshtë, nëse do të ishim shoqëri e industrializuar si në Amerikë, ka kuptim. Por nëse ne jemi në krizë, taksa nuk ka kuptim sepse njerëzit nuk punojnë se nuk ka vende pune. Në Shqipëri personat që paguajnë 23% është vetëm afërsisht 17 mijë persona, që marrin një pagë mbi një mijë euro. Taksimin progresiv e bëjnë edhe shtetet e tjera. Ne kemi taksë të sheshtë për të ardhurat e korporatave. Nuk është diskutimi më i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare sepse në vetvete investitorët e huaj nuk e kanë problem, edhe me normën aktuale të taksimit. Kjo nuk është çështje kryesore për ta.”

 

Sa i takon paketës elektorale të PS, Besart Kadia tha se ai do të jetë realist.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *