E martë, 3 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 26 minuta më parë
Kulturë

Programi EU4Schools, ndërhyrje edhe në Bashkinë Mirditë

Përmes një publikimi në rrjet social, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara – UNDP në Shqipëri bën me dije se edhe Bashkia Mirditë është një prej 11 bashkive përfituese të Programit “EU4Schools” – “BE për Shkollat”.

“Në Njësinë Administrative Rubik të kësaj bashkie, EU4Schools ka bërë të mundur rindërtimin e kopshtit & çerdhes “Bleta Punëtore” duke sjellë shpresë dhe standarde të larta nëpërmjet infrastrukturës moderne arsimore. Prej rreth 2 vitesh e gjysmë tashmë, ky objekt i rindërtuar mirëpret fëmijë të Rubikut dhe stafin mësimor në hapësira bashkëkohore me termoizolim, instalime elektrike dhe hidro-sanitare eficiente, sistem ngrohje-ftohje dhe të mbrojtjes nga zjarri, sistem kamera sigurie, me rampa për aksesin e personave me aftësi të kufizuara, ndriçim efikas të jashtëm etj.” – nënvizon UNDP në Shqipëria në publikimin e saj.

Programi “EU4Schools” financohet nga Bashkimi Evropian me 75 milion Euro dhe zbatohet nga UNDP në Shqipëri në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Deri tani në kontekstin e këtij projekti janë përfunduar 61 nga 63 objekte arsimore në 11 bashki të prekura nga tërmeti i 2019-tës, duke ndikuar në jetën e mbi 25,000 fëmijëve, nxënësve dhe mësuesve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë