E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Programet dy vjeçare më të kërkuarat në universitetin e Korçës

Interesim i madh për programet dy vjeçare të studimit profesional në universitetin e Korçës. Janë hapur për këtë vit 7 programe të reja studimi dy vjeçare, ku nga 300 kuota studimi të planifikuara për këto programe deri tani janë rregjistruar më shumë se 280.

 

Një gjë e tillë është bërë me dije nga rektori i universitetit të juglindjes, Prof. Dr. Ali Jashari. Programe këto edhe për rektorin janë shumë afër tregut të punës prandaj edhe përzgjedhja është më e madhe se degët e tjera Bacelor.

 

Nga ana tjetër këtë vit akademik në këtë universitet janë pezulluar përkohësisht tre programe bachelor, për shkak se kërkesat kanë qënë mjaft të pakëta. Por këtë vit, raundi i dytë i rregjistrimeve u mbyll me 150 studentë më tepër. Në universitetin e Korçës studiojnë në të gjitha nivelet rreth 5000 studentë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë