Në këtë sezon festiv gjatë gjithë muajit Dhjetor, platforma Tring do t’ju sjellë një programacion të pasur, argëtues por dhe informues.

Në të gjitha kanalet Tring, do ketë një program të zgjedhur dedikuar festave.

Edhe këtë vit vazhdon tradita, kanali TRING COMEDY është shndërruar në TRING FESTA për të sjellë te ju, të gjithë filmat që ndër vite i janë kushtuar Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, por dhe shumë premiera.

Në kanalin LIVING HD do gjeni shumë emisione të reja, të prodhuara enkas, për të sjellë, sa më shumë informacion se si t’i jetojmë sa më bukur festat e krishtlindjeve dhe vitit të ri në këtë kohë të vështirë pandemie,“DECEMBER TO REMEMBER” nga Eraldo Rexho ka filluar tashmë transmetimin me shumë njohuri dhe ide të reja, për dekorimin e shtëpisë, për dhuratat që mund të bëni, për shtrimin e tavolinës, apo zbukurimin e bredhit,por programi tjetër premiere “ KUZHINA E SHEFIT” do t’ju sjellë plot receta dhe ide të reja mbi menutë e dy festave nga 2 mjeshtra të gatimit, Alfio Rotani dhe Indrit Cela në katër puntata speciale.

Fëmijët janë gjithmonë të privilegjuarit e festave prandaj dhe në të tre kanalet dedikuar atyre, do të transmetohen titujt e filmave më të bukur por dhe shumë premiera , nga serialet më të dashura, do të ndiqni episode kushtuar festave , por dhe shumë emisione argëtuese e plot ngjyra, të prodhuara në Tring.

Me kanalin Muse sjellim tek ju koncertet më të fundit të arenës ndërkombëtare, pa harruar koncertet më të bukura në botë që krijohen mbi magjinë e krishtlindjeve.

Për të apasionuarit e dokumentarëve, tituj të rinj dhe shumë interesantë janë programuar në këtë periudhë të vitit.

Për të gjithë ndjekësit e serialeve, vlen të theksojmë se ato do të vazhdojnë transmetimin gjatë gjithë periudhës festive.

Por njëkohësisht nuk do mungojnë premierat e shumta të filmave të zhanerave të ndryshëm në kanalet e dedikuar. Numërohen plot 26 tituj të rinj që do të vijnë në këtë periudhë në kanalet e kinemasë.

Dhe qershia mbi tortë vjen më 22 Dhjetor kur për herë të parë në Shqipëri vjen kampionati më i famshëm i basketbollit NBA. Ky kampionat starton më 22 Dhjetor dhe për herë të parë fansat e këtij kampionati më të famshëm të botës do të ndjekin direkt të gjitha ndeshjet në kohë reale.

Mund të ndiqni të gjithë programacionin që Tring ofron falë ofertave të dedikuara Festive.

Abonohuni për 12 Muaj duke shijuar 64 kanale Tring dhe Kombëtare në platformën Tokësore ose 52 Kanale në platformën Satelitore me Uefa Champions League dhe Nba te perfshira per vetem 9,900 lekë.

Përfitoni dekoder dhuratë.

Këtë super ofertë mund ta përfitoni në të gjitha pikat e shitjes Tring ose duke klikuar në www.tring.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *