Rrëmbyesi i dyshuar i Cleo Smith quhet Terence Darrell Kelly , 36 vjeç. Ai mbledh kukulla Bratz dhe shfaqet i veshur me bluza nga filmat vizatimore në mediat sociale. Këto janë detajet e para që dolën nga arrestimi i burrit, pasi hetuesit e gjetën vogëlushen Kleo brenda shtëpisë së rrembuesit në orët e para të së mërkurës.  

Imazhi i tij është shqyrtuar nga hetuesit dhe del në pah profili i një njeriu të fiksuar pas kukullave , aq sa ai publikon foton e dhomës së tij kushtuar lodrave në rrjetet sociale. 

 

Siç raportohet nga fqinjët e tij në The West Australian, Kelly është përshkruar si “një njeri i qetë dhe i rezervuar” . Të gjithë e njihnin dhe u tronditën kur zbuluan se ai fshihte një vajzë katërvjeçare në dhomën e tij të gjumit. 

 

 

Autori tashmë është paraqitur para Gjykatës në Carnarvon me akuzën e marrjes me forcë të një fëmije nën moshën 16 vjeç dhe u përfaqësua nga një avokat nga Shërbimi Ligjor Aboriginal Geraldton, i cili nuk aplikoi për liri me kusht për klientin e tij./Tgcom

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *