Lajmi i fitores demokratin Joe Biden e gjeti në shtëpinë e tij të fëmijërisë në Scranton të Pennsylavania e cila i dha përfundimisht fitoren më të madhe të karrierës së tij.

Joe Biden është i 46 president për Shtetet e Bashkuara të Amërikës dhe më i vjetri që do të drejtojë zyrën e Shtëpisë së Bardhë. Në 20 Janar kur ai të betohet para popullit amerikan, Joe Biden do të jetë 78 vjeç.

Karrierën e tij politike Biden e nisi qëkur Richard Nixon drejtonte në Shtëpinë e Bardheë, por para se të niste këtë rrugë tashmë gjysmë shekullore, Biden punonte si avokat.

Më 1972 Biden u bë senatori i pestë më i ri amerikan në histori, si dhe senatori me shërbimin më të gjatë të Delaëare, aty ku u shpërngul me familjen e tij kur ishte vetëm 13 vjeç.

Por Biden rikthehet në Shtëpinë e Bardhë pasi ai shërbeu si zëvendëspresident në administratën Obama  nga viti 2008 deri në 2016.

Më 1987 pai u dallua si një demokratët më në zë, Biden vendosi të bëjë garen e parë presidenciale por pa sukses, madje ndaj tij u gritën akuza për plagjiaturë në një nga fjalimet.

Ëndrra e tij për posti e presidentit nuk u zbeh, ku në këtë garë shënoi një fitore të rëndësishme për demokratët.

Ndërkohë zëvendëspresidente është zgjedhur për herë të parë një grua me ngjyrë.  Kamala Harris do të jetë zëvendësja e Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.  Ajo ka lindur në OakLand të California, nënën e ka indiane dhe babanë nga Xhamajka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *