E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Profili i Argjentines, yjet qe nuk bejne dot nje ekip

Nëse ka një kombëtare, përvec Gjermanisë ne mesin e ekipeve të mëdha që ka zhgënjyer më së shumti në këtë botëror, nuk ka dyshim që është argjentina. Ekip I mbushur plot me lojtarë të talentuar, të udhehequr nga ai që ka qënë më I miri I dekadës së fundit e q ëshihet si ndër më të mëdhenjte e histotrië leo Messi. Por gjithë kjo cilësi, në tre takimet e para në grup është ;përkthyer në një rrëmuje të vërtete në fushën e lojës.

 

Nuk e ekzagjerojmë nëse themi kështu, pasi allbicelestet kanë treguar probleme të theksuara kundër Islandës, Kroaciasë dhe Nigerisë. Trajneri Sampaoli nuk ka arritur të transmetoje dot idete e tij tek kjo kombëtare, here pas her duket sikur dis alojtarë nuk e ndjekin fare dhe kjo shpesh e ka bërë gjendjen kaotike. Disa zgjedhje të tij para botërorit dhe të tjera gjatë ndeshjes të fazë ssë gurpeve kanë sjell shumë diskutime dhe natyrisht kritika ndaj tij, aq sa e shpëtoi nga shgkarkimi vetëm klauzola 20 mln euro që kishte me federatës për largim të parakohshëm.

 

Reklamë

Sampaoli thotë që e keqa ka kaluar dhe se tani skuadra është cliruar, por këtë gjë është kaq shumë e vëhstirë ta besoesh port ë llogarisesh mënyren sesi skuadra kaloi grupin. Një barazim I cidutishëm që në start me islanden modeste, aty ku shënoi Aguero dhe messi humbi 11-metersh, pastaj një humbje e rëndë 3 me 0 ndaj Kroacisë ku dolën në pah gjithe defektet dhe me tej jë fitore me vuajtje 2 me 1 kundër Nigerisë.

 

Sinjali I vetëm pozitiv ndaj afirekaneve ishte shpërthimi I messit I cili shënoi, goditi shtyllen dhe ishte me I miri në fushë. Kjo ndoshta është shpresa më e madhe e argjentines, sepse  pjesa tjeter nuik bind skeptiket. “Nëse do të luajme me thike ndër dhembe, u shpreh sampaoli në konferencen e fundit për shtyp, duke vijuar më tej. Duam të dominojnë francen dhe të ecim përpara drejt endërrës tonë, vijoi trajneri I argjentines.

 

Ai pranoi se po punohet edhe për 11-metershat e mundshëm ndërsa pranoi se Pavon ka më shumë shanse që të jetë titullar në vend të Higuain që me kombëtaren vazhdon të mos jetë ai I juventusit. Argjentina ëstë dy herë kampione e botës në 1978 udhehequr nga Pasarela dhe Kempes si dhe në 1986 nga legjenda Maradona. Tani është radha e Messit të marrë përdore skuadrën e cila merr pjesë përe herë të 17 në kupën e botës e që në 2014 u ndal vetëm në finale në xastet e fundit nga gjermania.

Vazhdo të lexosh

Reklamë