Në një kohë që ka pasur një ditë të ngjeshur me takime të shumta me lider të partive opozitare, ne opinionin publik kanë nisur të qarkullojnë teza të ndryshme se cila është lëvizja e radhës e kreut të shtetit.
Meta ka konsumuar takime këtë të enjte me Lulzim Bashën, Petrit Vasilin, kreret e partive te Qendres se Djathte por edhe Paskal Milon aleat ky i Rames. Megjithatë ai që duhet të ishte personazhi më I rëndësishëm që duhet të trokiste në Presidencë brenda orës 13:00, në fakt nuk është dukur në dyert e këtij institucioni. Bëhet fjalë për kryeministrin Rama i cili I qëndroi stok qëndrimit të fundit, të mërkurën në mbrëmje duke thënë se ishte I zënë me fushatën zgjedhore e nuk mund të takonte Metën.
Ky I fundit mund ti përgjigjet me disa zgjidhje “injorimit” të ftesës. Së pari një datë e re zgjedhjesh që është edhe opsioni më I mundshëm, ndoshta për të qënë edhe në rregull me veten, se përse anuloi datën 30 qershor por nuk caktoi një datë tjetër. Versionet e tjera janë që nga shpërndarja e parlamentit e deri tek dekreti për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndonëse këto aludime të orëve të fundit në media dhe opionin publik, duken vërtet ekstremi I zgjidhjes së mundshme të kësaj krize.
Gjithsesi e sigurtë është që dicka të “madhe” nga Presidenti Meta do të duhet ta presim, sidomos pas paralajmerimit të kryeministrit të mërkurën në mbrëmje kur në serine e disa postimeve me qëndër ‘figuren” e Metës, pohonte se është duke pritur cmendurine e radhës të Ilir Metës.
Ora 14 e 30 kur Meta do te dal para mediave ne nje konference per shtyp do ti jape fund kesaj dileme.