Subscribe

Prodhuesit e kromit ne Bulqizë kërkojnë uljen e çmimit të referencës që Ministria e Financave u ka vendosur si taksë për mineralin që ata nxjerrin dhe përpunojnë. Në vitin 2012-të, sipas një liste të detajuar, kuvendi vendosi që përqindja e rentës minerare për këtë produkt të jetë 6% e vlerës, por sot kur çmimi në tregun ndërkombëtar ka rënë me 20%, ata kërkojnë rishikim të vlerës që paguajnë. Sikur të mos mjaftojë rënia e çmimeve në bursa, prodhuesit thonë se paguajnë rentë minerare jo të mineralit bruto, por të të gjithë çmimit të faturës që shesin, së bashku me TVSH-në. Nëse qeveria nuk rishikon vlerën e rentës minerare, prodhuesit e kromit shprehen se do të detyrohen të tkurrin aktivitetin e tyre, e për pasojë të shkurtojnë vendet e punës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *