Fshati Kreshpanj vetëm pak kilometra larg qytetit të Korçës është i njohur për prodhimin e fasules kokërrmadhe, prodhim i cili shumë shpejt pritet të gjendet edhe në tregjet europiane.

 

Pjesa më e madhe e banorëve të këtij fshati, prej shumë vitesh merren me kultivimin e fasules, aq të kërkuar në tregun vendas dhe atë rajonal.

 

Fatmir Ferhatllari, një prej banorëve të këtij fshati, tregon se fasulja kokërrmadhe është autoktone, ndaj edhe për këtë ata kërkojnë certifikimin e këtij prodhimi nga ekspertët e BE.

 

Për të shkuar deri tek certifikimi bën me dije Fatmiri, ata kanë plotësuar të gjitha kushtet, madje kanë arritur të grupohen duke krijuar kooperativën e tyre. Fermeri tregon se Kreshpanji është vendi i përshtatshëm për fasulen kokërrmadhe, për shkak të kushteve klimaterike, pasi aty nuk mungon uji, dielli, temperaturat e përshtatshme dhe ajo që është më kryesore erërat.

 

Të gjitha këto gjithnjë sipas Ferhatllarit, por edhe shërbimet organike kanë sjellë një prodhim të cilin fermerët kërkojnë ta nxjerrin në tregun europian.

 

Fatmir Sula, ekspert i bujqësisë sëbashku me të tjerë ekspertë italianë të dërguar nga BE kanë pasur një takim me të gjithë fermerët e fshatit Kreshpanj të cilët tashmë janë të grupuar duke kërkuar certifikimin e produktit autokton.

 

Eksperti tregon se për të shkuar në tregun rajonal dhe atë europian, duhen plotësuar disa kushte.

Fasulja kokërrmadhe kultivohet edhe në disa fshatra të tjerë të juglindjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *