Subscribe

Ilir Proda u prezantua si drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.

Ai u betua se do të mbajë  me nder flamurin e policisë së shtetit dhe do ta garantojë zbatimin rigoroz të ligjit.

Lexo edhe :

Related Posts

“I nderuar zoti ministër i Brendshëm, në këtë çast solemn të veprës së të gjithë brezave të policisë shqiptare, në shenjë nderimi, detyrimi dhe respekti, për gjakun e punonjësve të policisë të rënë dhe të plagosur në krye të detyrës, në emër të të gjithë punonjësve të policisë së shtetit, të vendosur për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike, për të garantuar zbatimin rigorozisht të ligjit, në nderim tim personal betohem për të mbajtur me nder flamurin e policisë së shtetit”, tha Proda.

Proda u zotua gjithashtu se proceset e reja konkurruese në Policinë e Shtetit do të bazohen vetëm në performacë dhe integritet.

“Një falenderim për besimin që më ka dhënë kryeministri dhe ministri, për këtë detyrë të lartë. Duke qenë se jemi në procese të reja konkurruese, garantoj se ato do të jenë të bazuara mbi performacën që ka çdo drejtues që do të garantojë dhe integritetin. Asnjë faktor tjetër nuk do të ndikoj, për këtë jap garanci maksimale”, tha Proda. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *