Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 July 2026
Vizion fokus

Arrestimi i Ermal Beqirajt, Policia e Shtetit jep detaje

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Gonxhe...

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen...

Blendi Gonxhja zbulon shifrën në Quo Vadis: Ja sa...

A u prek turizmi nga protestat? Gonxhja: Për fat...

Media franceze jep detajet nga arrestimi i Ermal Beqirajt:...

A prisnit që protestuesit të krijonin parti politike? Gonxhja...

Gonxhja: Në protestë ka ndërhyrje nga jashtë, Shqipëria në...

“Revolucioni Flamingo”/ Gonxhja: Protesta humbi drejtimin që në ditët...

Gonxhja në Quo Vadis: BESA është përsosja e Rilindja...

“Asnjë vrasje në Elbasan në 2024”, Proda: Ky rezultat s’është parë që nga viti 1989

4 Shkurt 19:03

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda mori pjesë në analizat vjetore të punës në drejtoritë vendore të Policisë Elbasan dhe Korçë.

Gjatë analizave, Proda ka vlerësuar punën e këtyre strukturave për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe angazhimin e tyre maksimal për përballimin me sukses të sezonit turistik veror. Gjithashtu, ai ka vlerësuar punën profesionale hetimore të këtyre strukturave policore, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe dokumentimin ligjor të veprimtarisë së grupeve kriminale.

Gjatë analizave, Proda përgëzoi strukturat e Policisë së qarkut Elbasan, sepse rritja e forcës policore parandaluese mundësoi që gjatë vitit 2024, në këtë qark të mos kishte asnjë vrasje. Ky rezultat nuk ishte shënuar në këtë qark që nga viti 1989.

Gjithashtu, përgëzoi Policinë e Korçës për hetimet profesionale që rezultuan me zbardhjen e të dyja vrasjeve të kryera në këtë qark, gjatë vitit 2024, si dhe vlerësoi angazhimin e Policisë Kufitare të Korçës, për përballimin e fluksit në PKK-të Kapshticë dhe Qafë Thanë, si dhe për goditjen e një sërë krimesh kufitare.

Ai u ndal në disa aspekte të punës policore dhe ka kërkuar përmirësim të parametrave gjatë vitit 2025, në drejtim të policimit në komunitet, me qëllim që inspektorët e Policisë së Rendit, patrullat e përgjithshme dhe çdo punonjës policie, të jenë më afër qytetarëve, të kenë në kontroll situatën kriminale dhe shtetasit me precedentë penalë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Proda ka theksuar se goditja e armëmbajtjes pa leje, parandalimi i krimeve ndaj jetës dhe pronës, goditja e trafiqeve të paligjshme, parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike dhe shpërndarjes së tyre, si dhe ndjekja në dinamikë e të gjitha problematikave dhe shqetësimeve të adresuara nga qytetarët, janë prioritare për t’u përmirësuar akoma më tej gjatë vitit 2025.

Më tej, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar nga të gjitha strukturat policore të jenë të baraslarguara nga subjektet politike gjatë fushatës zgjedhore. Punonjësit e Policisë duhet të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe detyrimet që burojnë prej tij, duke garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve elektorale, për sa i përket punës së Policisë së Shtetit, e cila ka vetëm një detyrë, të garantojë rendin dhe sigurinë dhe të zbatojë ligjin. Cilido punonjës policie që do të konstatohet se nuk do të zbatojë këto detyrime që rrjedhin nga ligji për Policinë e Shtetit, do të largohet pa asnjë hezitim nga radhët e Policisë së Shtetit.

Në analiza morën pjesë edhe prokurorët respektivë të Korçës dhe Elbasanit, të cilët kanë vlerësuar punën e strukturave të Policisë, kanë vlerësuar bashkëpunimin me to, si dhe kanë premtuar mbështetje për Policinë në kërkesat për të çelur hetime proaktive, me qëllim parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie që cenon jetën dhe pronën e qytetarëve.

Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda ka falënderuar prokurorët respektivë të Elbasanit dhe Korçës, si dhe të gjithë përfaqësuesit e agjencive ligjzbatuese, për bashkëpunimin, mbështetjen dhe inkurajimin e Policisë së Shtetit në luftë ndaj krimit. Ai ka theksuar se bashkëpunimi i Policisë me agjencitë ligjzbatuese në Elbasan është model për t’u ndjekur edhe nga drejtoritë vendore të tjera. Ky bashkëpunim ka prodhuar rezultate konkrete në luftë kundër krimit, më shumë besim të qytetarëve te institucionet e zbatimit të ligjit, si dhe më shumë rend e siguri.

 

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Forcat policia politike proda Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Gonxhe flet për të ardhmen politike

më shumë...

Tragjike! Vinçi bie gjatë montimit në një kantier ndërtimi, humb jetën 26-vjeçari

më shumë...

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

më shumë...

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën shoferi, plagoset një tjetër

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:55

Arrestimi i Ermal Beqirajt, Policia e Shtetit...

11:18

A do të kandidojë për Bashkinë e...

11:03

Tragjike! Vinçi bie gjatë montimit në një...

10:42

Gjermania vendos trupa në Poloni për të...

10:27

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën shoferi,...

10:26

Blendi Gonxhja zbulon shifrën në Quo Vadis:...

10:16

A u prek turizmi nga protestat? Gonxhja:...

10:00

Media franceze jep detajet nga arrestimi i...

9:58

A prisnit që protestuesit të krijonin parti...

9:47

Gonxhja: Në protestë ka ndërhyrje nga jashtë,...

9:36

“Revolucioni Flamingo”/ Gonxhja: Protesta humbi drejtimin që...

9:26

Gonxhja në Quo Vadis: BESA është përsosja...

9:06

I shpallur në kërkim, arrestohet në Francë...

8:54

Zjarr pranë Drejtorisë Arsimore në Fier, zjarrfikësit...

8:42

Këshilla se si të qendroni të sigurt...

8:36

Akuzohen për krime lufte, arrestohen dy persona...

7:52

Dita e 59-të e protestës, nis grumbullimi...

7:22

Zjarret në Spanjë, shkon në 14 numri...

7:12

Lamallari në Lezhë: Udhëzim i ri për...

7:09

Zjarr i madh shkrumbon fermën në Patos

Më të klikuarat

  • E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni
  • EMRI/ I dënuar për vrasje, ndërron jetë 52-vjeçari në burgun...
  • “Një person zbriti nga makina, pastaj kërciti armaR...
  • “Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS: Shehaj n...
  • Ministrja Sala: Heqim kufizimin moshor për Check-Up, linjë k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.