Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 May 2025
Vizion fokus

SPAK merr zyrtarisht nën hetim Erion Veliajn dhe Ajola...

Merz pas vendosjes së trupave gjermane në Evropën Lindore:...

U ekzekutua me plumb në kokë, shqiptari telefonoi familjen...

Rama: Helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do...

Po kalonte emigrantë të paligjshëm drejt Greqisë, arrestohet shoferi

Vritet me armë zjarri 41-vjeçari shqiptar në Greqi

Irani: SHBA do të mbajnë përgjegjësi nëse Izraeli sulmon...

Rrëzohet aeroplani në San Diego, përfshihen nga flakët 15...

Gonxhe: Bashkia e ka kryetarin! Kandidati më i votuar...

Berisha: “Tren bullgar” në Elbasan! Kreu i PD thotë...

Proda merr letër urimi nga homologu i tij grek për emërimin në detyrë si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë

21 Nëntor 19:39

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda priti në një takim Klaros Evangelos, Oficer Ndërlidhës i Policisë Greke në Shqipëri, i cili i i dorëzoi letrën e urimit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Greke Gjeneral Lejtnant Dimitrios Mallios  për emërimin e tij në detyrë.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Greke, Dimitrios Mallios, nëpërmjet letrës së urimit  ka ri-konfirmuar marrëdhëniet shumë të mira të bashkëpunimit mes palëve, si edhe gatishmërinë për t’i forcuar më tej këto marrëdhënie, me synim forcimin e sigurisë për qytetarët e të dy vendeve.  Drejtor Mallios ka shprehur dëshirën dhe dhe vullnetin për realizimin e një takimi në nivel Drejtorësh të Përgjithshëm të Policive të të dy vendeve për të diskutuar çështjet në interes dypalësh.

Gjatë takimit mes Drejtorit të Përgjithshëm Proda dhe Oficerit Ndërlidhës të Policisë Greke në Shqipëri Klaros Evangelos është nënvizuar se bashkëpunimi mes palëve ka qenë në nivele shumë të mira, duke shkëmbyer informacione mbi persona apo grupe të përfshira në veprimtari kriminale që veprojnë në të dy territoret, kryesisht në trafikimin e lëndëve narkotike, krimet kundër pronës, lokalizimin dhe arrestimin e personave në kërkim ndërkombëtar, etj.

Kapiten Klaros Evangelos është caktuar në detyrën e Oficerit Ndërlidhës të Policisë Greke në Shqipëri në muajin Gusht 2024.

Letra e plotë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Greke, Gjeneral Lejtnant Dimitrios Mallios drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda.

I nderuar zotëri,

Me rastin e marrjes së detyrës tuaj të re, më lejoni t’ju shpreh urimet e mia më të sinqerta dhe t’ju uroj me gjithë zemër në përmbushjen e kësaj detyre të vështirë që po ndërmerrni, detyrë të cilën besoj se do ta kryeni me sukses, me ndjenjën e veçantë të përgjegjësisë që posedoni.

Në këtë kontekst, kam besim se do të eksplorojmë mundësi të reja për ta forcuar bashkëpunimin tonë tashmë ekzistues, në fusha me interes të përbashkët.

Unë jam i gatshëm të takohem me Ju së shpejti dhe të diskutojmë çështje të rëndësishme.

Ju lutemi pranoni garancitë e konsideratës sime më të lartë.

Sinqerisht juaji,

Gjeneral Lietnant

Dimitrios Mallios

Posted Under:
Politike
Tagged:
Grek homologu leter proda Urimi Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

SPAK merr zyrtarisht nën hetim Erion Veliajn dhe Ajola Xoxen, ju shtohet dhe një akuzë e re! Me urdhër të GJKKO ju sekuestrohen dy pasuri

më shumë...

Rama: Helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës

më shumë...

Gonxhe: Bashkia e ka kryetarin! Kandidati më i votuar i PS në Tiranë sqaron nëse ka ambicie për të garuar

më shumë...

Berisha: “Tren bullgar” në Elbasan! Kreu i PD thotë se janë gjetur fletë votimi e lista votuesish në një lokal

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:20

SPAK merr zyrtarisht nën hetim Erion Veliajn...

5:18

Kallas u bën thirrje partive në Kosovë:...

4:58

Parashikimi i motit për ditën e premte,...

4:55

Merz pas vendosjes së trupave gjermane në...

4:52

U ekzekutua me plumb në kokë, shqiptari...

4:48

Rama: Helikopterët Black Hawk të Forcës sonë...

4:41

Po kalonte emigrantë të paligjshëm drejt Greqisë,...

4:27

Vritet me armë zjarri 41-vjeçari shqiptar në...

4:11

Irani: SHBA do të mbajnë përgjegjësi nëse...

3:58

U dënua me 25 vite burg për...

3:44

Rrëzohet aeroplani në San Diego, përfshihen nga...

3:37

U kapën me doza kokaine dhe kanabisi,...

3:32

Testimi për klasat e pesta, mbi 27...

3:22

Një shtatore për Laver Bariun, Përmeti nderon...

3:19

Nis gjyqi për drejtorët e “5D”, ish-zyrtarët...

3:11

Celibashi hedh poshtë akuzat e PD: KQZ...

3:05

Gonxhe: Bashkia e ka kryetarin! Kandidati më...

2:59

E keni ditur gabim! Pse nuk duhet...

2:56

“Shqipëria të përshpejtojë reformat”, Gonzato: Mbyllja e...

2:41

Berisha: “Tren bullgar” në Elbasan! Kreu i...

Më të klikuarat

  • Refuzoi kafen nga kryeministri, Ilir Vrenozi zbulon çfarë do...
  • Ndërron jetë ish-kreu i Kadastrës Artan Lame
  • VIDEO/ Tërmeti i fortë “shkund” Greqinë, banorët...
  • Ndarja nga jeta e Artan Lames, Rama: E pabesueshme, ngushëll...
  • U ekzekutua me plumb në kokë, shqiptari telefonoi familjen p...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services